Anëtarët e Këshillit Ekonomiko-Social janë pajtuar që të dalin me kërkesën për rritjen e pagës minimale, por ata kanë qenë të ndarë në dysh sa i përket lartësisë së saj.
Përfaqësuesit e punëtorëve kanë kërkuar që ajo të jetë 250 euro, ndërsa ata të bizneseve kanë këmbëngulur në vetëm 200 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kanë thënë se paga e tanishme minimale është e vogël, duke pasur parasysh ndryshimin e rrethanave ekonomike që nga viti 2011, kur është përcaktuar ajo.
Atëkohë Qeveria pati vendosur që paga minimale për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare të jetë 170 euro, kurse nën këtë moshë – 130 euro.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se paga e tanishme minimale, përveçse nuk i përmbush nevojat e një punëtori, është edhe diskriminuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.