Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon miratimi i pagës minimale në vlerë 264 euroshe

Propozimi për pagë minimale në vlerë të 264 eurosh në muaj ka dështuar të miratohet në Këshillin Ekonomik Social, ka njoftuar ministri i Financave Hekuran Murati.

Në një shkrim në Facebook, Murati ka thënë se KES ka propozuar pagë minimale prej 240 eurosh në muaj, ndërsa Qeveria ka propozuar 1.5 euro për orë, apo 264 euro në muaj.

Sipas Muratit, propozimi s’i ka marrë votat e nevojshme për shkak të mosmbështetjes nga përfaqësuesit e sindikatave.

“Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale. Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, ka thënë Murati.

Sindikatat kanë paralajmëruar që s’do të pranojnë asnjë pagë minimale nën 350 apo 400 euro.

Edhe Murati-opozitës: Lëre që nuk e rritën pagën minimale, por tash duan ta bllokojnë Arbëri Murati-opozitës: Lëre që nuk e rritën pagën minimale, por tash duan ta bllokojnë

Në Bashkimin e Sindikatave të Kosovës nuk janë lajmëruar në thirrjet e KOHËS për të komentuar për çështjen, deri në publikimin e artikullit.

Paga minimale në vend është 130-170 euro qe më shumë se 10 vjet.