14 nene të ligjit për kundërvajtje, të cilat konsiderohet se janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, raporton KTV .
Gjykata kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre, pasi që dyshohet se me këto nene po shkelen të drejtat e qytetarëve.
Zyrtarë të Avokatit të Popullit, të cilët në shkurt dërguan në kushtetuese nenet kontestuese, janë të bindur se këtu po shkelen të drejtat e qytetarëve për një gjykim të drejtë. Këto probleme ishin vërejtur edhe më herët nga Avokati i Popullit, por që u injoruan nga institucionet që e iniciuan këtë ligj.
i sapo hyrë në fuqi ka edhe probleme të tjera, thonë ekspertët e komunikacionit. KTV-ja ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ishte sponsorizuese e këtij ligji, por kjo ministri nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me nenet e kontestuara.
-
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për disa nene të Ligjit për kundërvajtje
-
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj Ligjit për Kundërvajtje
-
Avokati i Popullit e konteston Ligjin e pagave për sektorët ku pati ulje
-
KPK-ja kërkon nga Avokati i Popullit ta çojë në Kushtetuese ligjin e ri
-
Paralajmërohet ndjekja e rrugëve ligjore për ta kontestuar Ligjin për KPK-në