Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, ka gjatë një takimi me strukturat që merren me rastet e dhunës në familje, brenda kësaj prokurorie, ka kërkuar përparësi absolute në trajtimin e këtyre rasteve.
Në një takim me prokurorë, gjyqtarë, mbrojtës të viktimave, qendrën për punë sociale, zyrën për barazi gjinore, sektorin për dhunë në familje në polici, strehimoren, përfaqësuesin i OSB-së si dhe përfaqësuesin nga Avokati i Popullit, Maloku ka thënë që viktimat duhet të trajtohen dinjitetshëm dhe që në kontaktin e parë me këto struktura të krijojnë besim dhe të ndihen të sigurt, pasi që mostrajtimi i duhur i tyre sjell riviktimizim.
“Gjithashtu, është kërkuar që gjatë raportimit të rasteve të tilla, të veprohet me urgjencë, në mënyrë që menjëherë të vlerësohet rreziku, të sigurohet viktima dhe të veprohet me urgjencë në marrjen e provave”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij viti, në këtë prokurori janë pranuar 130 (njëqind e tridhjetë) raste, të cilësuara si dhunë në familje, të natyrave të ndryshme, ku dominojnë kryesisht rastet me lëndime të lehta trupore, lëndime të rënda trupore dhe sulme, si dhe viktimat në të shumtën e rasteve janë femra.
Në fund të takimit, u premtua bashkëpunim maksimal në mes të gjithë akterëve, të cilët merren me rastet e cilësuara si dhunë në familje dhe të njëjtit u pajtuan të zhvillojnë takime më të shpeshta, me qëllim të luftimit sa me efikas të rasteve të tilla.
-
Prokuroria në Gjilan vjet trajtoi 212 raste të dhunës në familje, 90 për qind e viktimave femra
-
Prokuroria e Prizrenit kërkon që dhuna në familje të trajtohet me prioritet
-
Kryeprokurori i Prizrenit kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet
-
Premtohet bashkëpunim më i madh mes institucioneve të sigurisë në Gjilan
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra