Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet strehimore qensh në rajonin e Ferizajt

Drejtoria e Bujqësisë e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit kohore kanë pranuar dhjetëra ankesa nga qytetarët për rrezikun që po u shkaktohet nga qentë endacakë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, kjo drejtori ka shtuar nevojën për ndërtimin e një strehimoreje për trajtimin e rreth 2 mijë qenve endacakë në këtë komunë.

Ismet Vranovci, drejtor i Bujqësisë, ka thënë se janë të vetmit në Kosovë të cilët japin shuma të mëdha buxhetore për trajtimin e qenve endacakë, mirëpo numri i tyre vazhdimisht po rritet. Ai shpjegon se ndërtimi i një strehimoreje do t’i zgjidhte problemin dhe shqetësimet e qytetarëve.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm