Komisioni për Zhvillim Ekonomik me shumicë votash miratoi raportin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili është shqyrtuar në mbledhjen e kaluar.
Në takimin e sotëm të këtij komisioni, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ngriti çështjen e mos lirimit të pronave të uzurpuara në veri dhe mos realizimin e qirasë nga AKP-ja nga shumë prona.
“Si është e mundur që mos të lirohen asetet e uzurpuara në veri? Në anën tjetër, AKP nuk po arrin të inkasojë qiranë nga ndërmarrjet në brendi”, ka thënë Konjufca, raporton KsP.
Ndërsa gjatë rishikimit të planit vjetor të punës së Komisionit, Konjufca kërkoi që Komisioni duhet të japë kontributin për Telekomin e Kosovës, i cili sipas tij, është në gjendje të rëndë.
Memli Krasniqi nga PDK-ja ka shfaqur idenë që në një prej mbledhjeve të ardhshme të ftohet për raportim ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka lidhur me Postën dhe Telekomin, përderisa anëtarja e komisionit nga radhët e Alternativës Mimoza Kusari-Lila tha se mungesa e qasjes së AKP-së në pronat në veri është rrjedhojë e çështjes politike.
-
Kuvendi sërish s’e voton privatizimin e Telekomit, Lluka kërkon që kjo të ndodhë
-
Deputetët polemizojnë zëshëm gjatë shqyrtimit të Raportit të Auditorit për Telekomin
-
Konjufca thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është dashur të sillej në Kuvend gjatë qershorit
-
Vetëvendosje do që në Telekom të shpallet gjendje e jashtëzakonshme
-
Kuvendi sërish s’e voton privatizimin e Telekomit, Lluka kërkon që kjo të ndodhë