Në takimet me organet policore të sektorit kundër Dhunës në Familje u kërkua që viktimave t’u ofrohen shërbime adekuate.
Kryeministri Kurti tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por e sigurisë publike dhe shoqërore, andaj sipas tij duhet reagimi i të gjithëve.
Në një komunikatë dërguar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se është diskutuar rëndësia e koordinimit mes Policisë, prokurorive, gjykatave, mbrojtësit e viktimave, qendrat për punë e mirëqenie sociale dhe organizatat që ofrojnë shërbime.
“U theksua se është shumë e rëndësishme që autoritetet përkatëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës, të ofrojnë shërbime adekuate në mbështetjen dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave në rrezik dhune, veçanërisht në rrethana rënduese kur viktimat mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë ndihmë”, thuhet në komunikatë.
Në takim thuhet se është potencuar se dhuna në familje viteve të fundit ka shënuar rritje, derisa është theksuar vetëdijësimi i qytetarëve për ta raportuar atë.
-
Kurti: Dënim meritor për të dyshuarit që dhunuan 11-vjeçaren
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave
-
Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Kurti: Duhet emancipuar burrat e djemtë e rinj
-
Nis fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”
-
Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen