Borxhi nga Serbia për pensionistët e Kosovës duhet të jetë temë diskutimi edhe në dialogun Kosovë – Serbi.
Kështu u tha në tryezën e diskutimit lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë – Serbi”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Ky fond sipas pensionistëve është grabitur edhe për kundër njohjes nga të gjitha instancat ndërkombëtare.
Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu tha se po diskutojnë për një temë të folur tash e sa vite, mirëpo e cila asnjëherë nuk është diskutuar në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton KP.
“Ne si deputetë jemi dëshmitarë se dialogu Kosovë -Serbi ka qenë jotransparent, ngase marrëveshjet e arritura në Bruksel janë bërë publike në kuvend vetëm pas nënshkrimit. Kjo temë është trajtuar mjaft, mirëpo duhet të jetë e trajtuar në të ardhmen edhe në dialogun Kosovë - Serbi. Serbia ka miliarda euro në Fondin Pensional të Serbisë dhe nuk i ndan ato që i takojnë pensionistëve të Kosovës”, ka thënë Baftiu.
Edhe
Kosova në pritje të kthimit të Fondit Pensional nga Serbia
Bahri Xhaferi, udhëheqës i Departamentit të Pensioneve në MPMS, ka thënë se sistemi aktual është vështirë të realizohet.
Ndërsa Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se deri më sot mungojnë rezultatet për t’i kthyer fondet.
-
Kosova e humbi mundësinë për ta kthyer Fondin Pensional nga Serbia
-
Deputeti i LS-së sfidon institucionet e Kosovës me postin publik në Serbi
-
Kërkohet që në dialogun Kosovë-Serbi të shtrohet çështja e reparacioneve të luftës
-
Në Bruksel u diskutua edhe për pensionet e kadastrin, nuk ka përafrim të qëndrimeve