Valbona Nrecaj, vajza e saj 9-vjeçare, Klara, si dhe qindra gra e vajza të vrara nga dhuna në familje, janë nderuar me një minutë heshtje nga ata që do të duhej të ishin dora që do ta mbronte secilën prej tyre.
Krerë të lartë shtetërorë e të organeve të rendit e drejtësisë janë mbledhur bashkë, për të kërkuar drejtësi për viktimat dhe ndëshkim për kryerësit e këtyre veprave.
Në javën për të drejtat e viktimave të krimit, kryeprokurori Aleksander Lumezi, ka thënë se duhet të rritet efikasiteti në ndjekjen e dhunës në familje e çështjet të mos i kapin vetëm post-mortum.
Ai ka thënë se askush s’do të amnistohet nga ndjekja penale, pavarësisht statusit në shoqëri.
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se dhuna në familje nuk do të lejohet në Kosovë.
Edhe
Mbi 2000 gra viktima të dhunës në familje këtë vit
Enver Peci, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka thënë se nuk guxojnë t’i falin ata që përdorin forcën ndaj grave e fëmijëve.
E, ushtruesja e detyrës së ambasadores së ShBA-së në Prishtinë, Collen Hyland, ka thënë se shpreson që në konferencat e viteve të ardhshme do të flitet për sukseset e parandalimit të dhunës në familje.
-
“Alarmante shifrat e dhunës në familje”, Haxhiu: Deri tani asnjë dënim maksimal për dhunuesit
-
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, dy të dyshuar në mbajtje
-
Rreth dy mijë raste të dhunës në familje që nga janari, 90% e rasteve ndaj grave
-
Kurti: Nuk arsyetohen mosveprimet e organeve të drejtësisë për rastet e dhunës