Arbëri

Kërkohet një kryeministër konsensual, i kompromisit politik

Tërësisht të panevojshme i shohin analistët politikë zhvillime që pasqyrojnë kryeneçësi, lojë fjalësh dhe inate të subjekteve politike.

Blerim Burjani, analist politik thotë se kushtetuta e ka bërë të qartë se kujt i takon posti i kryetarit të kuvendit, ndërsa, për qeverinë thotë ai duhet marrëveshje politike.

“Kryeparlamentari duhet të zgjidhet sa më parë, opozita nuk ka mundësi të zgjedhë kë do për kryetar Kuvendi, atë e propozon koalicioni PAN, sepse është fitues i zgjedhjeve, dhe kjo i lejohet me Kushtetutën e shtetit, andaj më këtë s’ka nevojë të bëjë politikë opozita”, ka thënë për DW Burjani.

Burjani thekson, se “lidhur me zgjedhjen e kryeministrit, Kosova ka nevojë për një kryeministër konsensual, kryeministër të kompromisit politik, një kryeministër tjetër pra (meqenëse Vetëvendosje dhe LAA janë kundër Haradinajt), edhe jashtë pozitës dhe opozitës një njeri kredibil për disa muaj në mënyrë që shteti të funksionojë normalisht deri në zgjedhje të tjera, në të kundërtën Kosova gjendet në ngërç politik të thellë.

Image

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të 11 qershorit nuk nxori asnjë subjekt politik fitues që do të mund të zgjidhte i vetëm kryetarin e kuvendit dhe ta krijonte qeverinë e Kosovës. Prania ndër kombëtare në Kosovë bënë thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve në mënyrë që vendi të vazhdojë me integrimet evropiane dhe reformat e kërkuara. Ndërkohë është paralajmëruar takim i kryesuesit të seancës me shefat e grupeve parlamentare për t'u dakorduar për seancën e radhës ku do të përfundojë konstituimi i parlamentit të Kosovës.