Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet një dialog krejt ndryshe mes Kosovës dhe Serbisë

Një proces i ri dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që me asgjë nuk i ngjan këtij të tashmit, është parë si i nevojshëm nga shumica e panelistëve që kanë marrë pjesë në tryezën diskutuese të Forum 2015, e organizuar të premten në Prishtinë, nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, shkruan sot Koha Ditore.

Është kërkuar që stadi final të ketë parime, të jetë i afatizuar dhe i bashkëndërmjetësuar nga evropianët e amerikanët, dhe i cili për qëllim ta ketë nxjerrjen e një marrëveshjeje detyruese për të dyja shtetet, e në të cilën Serbia të paktën që do ta pranonte, do të ishte mospengimi i Kosovës për ta siguruar ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas një viti stagnim, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare kanë shprehur vendosmërinë për t’i dhënë start stadit final të dialogut që ka nisur në 2011-n. Deri tash, ky proces është përcjellë me eskalime dhe tensione në skenën politike kosovare... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.