Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet krijimi i një Agrobanke

Oda e Afarizmit të Kosovës ka organizuar tryezën me temë “Bujqësia dhe zhvillimi rural-sfidat në Kosovë” ku janë numëruar një sërë sfidash me të cilat përballen bujqit.

Në këtë konferencë ndër të tjera u që shteti të garantojë çmimin në produkte, por edhe të krijohet një Agrobanke për zhvillim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Profesori i UP-së, Bajram Berisha tha se Kosova ka klimë të përshtatshme e cila mundëson që të prodhohen ushqime të ndryshme.

Ai ka kërkuar që të ndryshojë kultura e mbjellës së tokave bujqësore në Kosovë dhe jo të mbjellim vetëm grurë, misër, domate dhe patate, sepse këto kultura bujqësore nuk krijojnë vende të reja të punës për popullsinë e Kosovës.

Berisha shtoi se ndarja e subvencioneve po bëhet në mënyrë jo të duhur, pasi sipas tij, ndarja duhet të bëhet në bazë të frutit dhe jo në bazë të hektarëve.

Ndërkaq, pronari i kompanisë, “Besimi Commerc”, Hyzer Gashi tha se problemi kryesor tek ne është tregu. Ai rekomandoi që komunikimi në mes të prodhuesit dhe konsumatorit të bëhet në mënyrë direkte, duke e eliminuar tregtarin e marketeve, i cili ka qëllim uljen e çmimit.

Ai tha se Kosovës i duhet një institucion financiar i cili e lidhë komunikimin real.

Si konkluzione kryesore të këtij takimi ishin që duhet të krijohen regjione të specializuara për produktet e caktuara bujqësore; të investohet në mbylljen e ciklit të prodhimit në ato fabrika deri në produktin final; të subvencionohet në sasi dhe jo në hektarë; shteti duhet të garantojë çmimin në produkte; shteti duhet të obligojë fermerin që të paguajë 3% të tatimit dhe të mos vazhdojë të obligojë biznesin dhe të krijohet një Agrobanke për zhvillim.

Më tutje u theksua që investimet në bujqësi shihen si investime të rrezikshme dhe të pasigurta, andaj krijimi i Agrobankave dhe krijimi i kompanive të cilat do të jenë bartës i zhvillimit të bujqësisë, do të ndikojnë pozitivsht në zhvillimin bujqësor në vend.