Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë adresuar nevojën për fillimin e mbajtjes së lëndës së edukatës fizike nga pedagogët e sportit që nga klasa e parë, si dhe rritjen e numrit të orëve të kësaj lënde, nëpër shkollat e të gjitha niveleve të Kosovës.
Kjo kërkesë ka dalë edhe nga hulumtimi, “Rinia, kreativiteti, Sporti”, që e ka bërë nëpër shkollat e tri komunave të Kosovës , Pejë, Istog dhe Klinë Organizata joqeveritare “KADC”, mbështetur nga USAID-i, nga i cili rezulton se 90 për qind e nxënësve kërkojnë që të ketë më shumë orë të lëndës së edukimit fizik në shkollë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkumbin Spahija, drejtor i KADC-së, ka thënë se meqë pjesën më të madhe të kohës fëmijët e kalojnë në mjedisin shkollor, besohet se ai është vendi i duhur ku duhet të fillojë edukimi në lidhje me rëndësinë dhe dobitë e aktivitetit fizik.
Studime të shumta tregojnë se angazhimi i fëmijëve në sport shmang vëmendjen e tyre ndaj dukurive negative, siç janë sjelljet ekstremiste, pastaj alkooli, droga, duhani, etj, ka thënë Spahija.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)