Parashkrimi i mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në komunikacion në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Drenas, do t`i kushtojë me masë disiplinore ish-kryetarit të Degës, Avdi Haxhaj.
Pas hetimeve disamujore të zhvilluara nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD), ai është gjetur përgjegjës për neglizhencë dhe shkelje të Kodit Profesional të Etikës, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo zyre, siç ka mësuar “Koha Ditore”, i ka rekomanduar Komisionit Disiplinor në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që të marrë masa disiplinore kundër Avdi Haxhajt, duke qenë se ky komision konsiderohet si shkallë e dytë.
Vetë ish-kryetari nuk ka pranuar të komentojë vendimin e ZPD-së. Ka thënë se gjithçka çfarë ka për të thënë, do ta thotë para komisionit. Në anën tjetër, KGJK-ja nuk është përgjigjur nëse ka filluar ta trajtojë këtë rast... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ish-kryetari i Gjykatës në Drenas, përgjegjës për parashkrimin e mbi 10 mijë lëndëve
-
Fillojnë hetimet rreth parashkrimit të mbi 10 mijë lëndëve të kundërvajtjes në Drenas
-
Mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjes u regjistruan pas parashkrimit në Drenas
-
KGJK-ja degradon gjyqtarin Luan Berisha, shkak parashkrimi i 152 lëndëve gjyqësore
-
MD-ja tentoi me polici t’i merrte lëndët e përmbaruesit Ilir Mulhaxha