Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohen lehtësira në kufi për bashkatdhetarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli e ka ngritur si çështje urgjente në Kuvendin e Kosovës, problemin e bashkatdhetarëve.

Ai ka thënë se më e pakta që mund të bëjnë deputetët është që t’ ua lehtësojnë procesin e ardhjes. Topalli tha se duhet vullnet politik për të zvogëluar pritjet e gjata në kufi.

Ai ka shtruar nevojën për nxjerrjen e një rezolute, që do të rregullonte këtë ide.

“Të hiqen procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkatdhetarët tanë, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, përfshirë këtu edhe Aeroportin e Prishtinës. Hyrja e veturave të bashkatdhetarëve nëpër këto pika të bëhet pa iu nënshtruar kontrollit të domosdoshëm, ndërsa kontrolli i tyre të bëhet me metodën e rastit. Gjatë hyrjes në kufi të kërkohet vetëm posedimi i polices kufitare për makina që siguron dëmet e mundshme”, ka lexuar ai Rezolutën.

Kjo Rezolutë do të aplikohej për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018.

Edhe Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike Botë 3 j. më parë Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike

Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për të zbatuar Rezolutën.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të mos politizohet kjo çështje të vazhdojnë punën me grupet parlamentare dhe të me MPB-në, për të vazhduar me këtë Rezolutë.