Me shumicë votash Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione ka dërguar për shqyrtim të dytë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për liritë fetare në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Por ai rrezikon të mos kalojë në Kuvend pasi që kundër tij ka dalë Lista Serbe. E për miratim të tij nevojiten edhe votat e dy të tretave të deputetëve të pakicave.
Arsyeja pse partia serbe ka dalë kundër është mospranimi i disa amendamenteve të propozuara nga ajo. Ndër amendamentet e Listës Serbe, që janë refuzuar nga deputetët e tjerë të Komisionit, kanë qenë edhe propozimi që zëvendësdrejtori i Zyrës përkatëse për bashkësitë fetare, në kuadër të Zyrës së kryeministrit, që parashihet të themelohet me këtë ligj, të jetë nga komuniteti serb...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ligji për të cilin BE-ja i bën presion Kosovës mbahet i bllokuar nga Lista Serbe
-
Qeveria i përgjigjet BE-së: Lista Serbe po bllokon miratimin e Ligjit për liritë fetare
-
Ligji i ri për lirinë fetare shqetëson klerikët
-
Lista Serbe pamundësoi miratimin e katër ligjeve me interes vital, BE-ja kritikoi krejt Kuvendin
-
BE-ja i bën thirrje Kosovës të miratojë Ligjin për liritë fetare