Përsëri premtime për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Serbinë, shkruan Alsat-m. Dje, në Ditën e Evropës, Komuna e Likovës organizoi një protestë për të kërkuar nga pushteti ekzekutiv hapjen e këtij kalimi kufitar.
Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në anën tjetër të kufirit, në Miratoc.
Ne në mënyrë demokratike do ta ngremë zërin për arsye se dihen kompetencat e komunës. Ne si komunë në të gjitha ministritë përkatëse dhe deri tek Qeveria (e Maqedonisë) kemi dorëzuar shkresë zyrtare, por vetëm nga Parlamenti dhe kryetari kemi marr përgjigje – deklaroi Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.
“Tash 25 vite na premtohet, por kurrë asgjë nuk realizohet. Familjet shumica i kemi atje, në Preshevë”, thonë protestuesit e Likovës.
Fshati Miratoc nga ana e Serbisë është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e dy vendeve detyrohen të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre.
Për hapjen e këtij kalimi kufitar tashmë 15 vite premtohet në të gjitha ciklet zgjedhore, e madje edhe votat sigurohen me këtë premtim.
-
Koci: Qytetari nga Kosova pretendon se u detyrua t'u japë 2000 euro policëve serbë për të shmangur arrestimin
-
Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni u mbyll e u rihap kufiri me Kosovën
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
-
Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë
-
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin në Jarinjë