Është kërcënuar me jetë gazetari i KTV-së, Kushtrim Kadriu nga kunati i Mirije Berishës, Miftar Berisha, raporton KTV.
Pas raportimit të Kohavisionit se Mirije Berisha ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore të Suharekës ndaj Miftar Berishës dhe 7 personave të tjerë, ai ka kërcënuar gazetarin se nëse raporton sërish për këtë rast, ai duhet ta ruajë kokën e vet. Kërcënimi nga Miftar Berisha është paraqitur në Polici.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka konfirmuar se rastin e kanosjes ndaj gazetarit, njësia e hetimeve është duke e hetuar në konsultim me Prokurorin e Shtetit.
KTV-ja e ka kontaktuar, nëpërmjet telefonit, Miftar Berishën, i cili jeton në Francë.
Ai ka thënë se nuk do të lejojë që sërish të etiketohet emri i tij, pavarësisht se padinë ndaj tij dhe 7 anëtarëve të tjerë të familjes e kishte bërë kunata e tij, Mirije Berisha, përmes avokatit Naim Qelaj.
Ndërsa, vëllai i Miftar Berishës, Eqremi, i cili jeton në Suharekë, ka thënë se përgjegjësinë për këto deklarata e merr vetë ai, duke premtuar se ai do të kërkojë falje publike në seancën që do të mbahet më 18 shtator.