Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Keqpërdorimi i veturave zyrtare e dërgon para gjykatës ministrin Delibor Jevtiq

Jetësimi i një kontrate të jashtëligjshme për shfrytëzim të një veture zyrtare nga Radio KIM- TV Centar në Çagllavicë, në vitin 2014, do ta dërgojë para gjykatës ministrin për Komunitete dhe Kthim, Delibor Jevtiq.

Ai së bashku edhe me sekretarin e kësaj ministrie, Nenad Stojçetoviq dhe drejtorin e Departamentit të Administratës dhe Financave Publike, Mihailo Pçrlinçeviq janë akuzuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të tretë, sipas njoftimit të prokurorisë të dërguar për media, dyshohet se kanë nënshkruar kontratë të dëmshme për dhënien në shfrytëzim të një veture zyrtare radios për komunitetin serb të quajtur Radio KIM- TV Centar.

“Sipas aktakuzës, tre të pandehurit D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht t’i shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse”, thuhet në njoftim..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.