Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, asnjë nga deputetët e kësaj legjislature nuk do të duhej të rikandidohej. Vetëm sikur të kishin pak fytyrë.
Kështu ka deklaruar producenti i emisionit Rubikon në KTV, Adriatik Kelmendi, përmes një statusi në Facebook, që është pjesë e shkëputur nga kolumna e radhës që do të botohet nesër në “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë më tej se në ulëset e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, veç tjerash, “kemi parë vrasës të na mbajnë leksione paqeje”.
“Në ulëset e kësaj legjislature të Kuvendit kemi parë lexues të Hegelit e Kantit të na citojnë Reshat Badallajn. Në ulëset e kësaj legjislature të Kuvendit kemi parë falsifikues të diplomës universitare të na flasin për nivelin e arsimit. Në ulëset e kësaj legjislature të Kuvendit kemi parë se si të gjithë brenda natës bëhen juristë ndërkombëtarë, gjeodetë e gjeologë, patologë e detektivë, ekspertë të terrorizmit e të sigurisë, të arsimit e të mjekësisë... por Kosova s’ka lëvizur vendit - ka mbetur e varfër, e izoluar, e përqeshur...”, thotë Kelmendi ndër të tjera.
Sipas tij, deputetët e kësaj legjislature përmbushin vetëm një të tretën e obligimeve të Kuvendit pasi “përtojnë të shkojnë në vendin e tyre të punës”.
“Më shumë shajnë njëri-tjetrin se sa që japin ndonjë ide, zgjidhje, orientim...”, thekson më tej ai.
“Kjo legjislaturë Kuvendi jo të kërkojë privilegje personale edhe pas skadimit të mandatit, por t’u ndalohet të kandidojnë për së paku dy mandate të ardhshme. Qytetarët e Kosovës s’kanë kohë për të humbur. Këta deputetë meritojnë dënim, jo shpërblim”, ka përfunduar Kelmendi.