Gazetari Adriatik Kelmendi e ka quajtur të pakuptimtë e miope, madje edhe luftë egosh, heshtjen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndaj dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, pas ftesës për intervistim si i dyshuar nga Gjykata Speciale.
“Krejt, krejt, por Edi Rama as një fjalë për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, si të kishte dhënë dorëheqje kryeministri i Kirgizisë dhe jo i gjysmës së popullit të vet! Plus që preteksti është thirrja për intervistim si i dyshuar për krime të ndërlidhura me luftën. Pra, më e rëndësishme ‘lufta e egove’ se sa lufta e Kosovës për liri”, ka thënë Kelmendi.
LEXO EDHE: Edi Rama, i vetmi lider i nivelit të lartë pa reagim për dorëheqjen e Haradinajt
Kelmendi ka thënë se kryeministri i Kosovës, para se të ketë emër të përveçëm - për të cilin mund të kemi vërejtje ose admirim - është kryeministër i dy pjesëve të ndara të një populli.
“E pakuptimtë dhe miope, shumë! Të ndarë dhe pa mbështetje për njëri-tjetrin jemi më të dobët përballë atyre që shqiptarëve nuk ua dëshirojnë të mirën!”, ka thënë Kelmendi më tej.