Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEK-u, shpenzuesi më i madh i parasë publike

Organizata “Çohu” dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese Preportr sot ka publikuar hulumtimin e titulluar "Shumë tenderë pak kontroll" për Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas, Leonida Molliqaj nga Qendra Preportr, KEK-u është institucioni që shpenzon më së shumti paranë publike, transmeton koha.net.

Gjetjet kryesore të këtij raporti tregojnë se vetëm gjatë viteve 2007 dhe 2017 KEK-u ka pasur mbi 10 mijë aktivitete të prokurimit publik të cilat kanë kapur vlerën mbi 1.3 miliard euro.

Sipas këtij raporti vetëm gjatë viteve 2010- 2017 KEK-u ka penalizuar 163 kompani për mosrespektim të kontratave. Por ato prapë kanë fituar tenderë.

"Gjatë viteve 2008 -2017, Operatorët Ekonomikë kanë ushtruar afër 381 ankesa në OShP ndaj KEK-ut. Nga këto ankesa afër 50 për qind e tyre kanë shkuar në rivlerësim apo ritenderim", thuhet në raportin e publikuar nga Preportr.