Të papërgjegjshëm e ka vlerësuar Gjykata e Tenderëve operatorin ekonomik të rekomanduar nga Korporata Energjetike e Kosovës për dhënie të kontratës në tenderin për “Furnizim me platformë transportuese”.
Janë 3 nene të Ligjit për prokurimin publik që kjo Gjykatë ka konstatuar se janë shkelur nga ana e Autoritetit Kontraktues (KEK) me rastin e këtij tenderi, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo ka bërë që Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ta kthejë në rivlerësim këtë tender të KEK-ut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi kriter për dhënie të kontratës AK-ja ishte përcaktuar për tender të përgjegjshëm me çmim më të ulët. Komisioni i AK-së prej 5 anëtarëve pas vlerësimit, ekzaminimit dhe krahasimit të tenderëve kishte rekomanduar për kontratë OE “Thyssenkrupp Industrial Solution” AG nga Gjermania.
Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë më 20 prill të këtij viti. Me këtë nuk ishte pajtuar operatori ekonomik NTSH “Ekoinvest”-Prishtinë, i cili në maj të këtij viti kishte deponuar ankesë në OSHP, duke pretenduar se AK kishte bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.