Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS ofron siguri maksimale të energjisë elektrike ditën e votimit

KEDS/KESCO përmes një kumtese për media ka njoftuar se është mobilizuar komplet që të ofrojë siguri maksimale të furnizimit me energji elektrike për ditën e votimit, pra të dielën.

Gjendja e gatishmërisë së plotë nisë qysh në ora 7:00 të mëngjesit të së dielës, kur edhe nis votimi. Mobilizimi përfshinë angazhim tri herë më të madh në numër të punëtorëve se sa në ditët e zakonshme.

Paralelisht, KEDS ka bërë edhe planifikimin dhe organizimin e punëve në terren si dhe të logjistikës. Në kuadër të mobilizimit parashihet ofrimi i sigurisë maksimale të furnizimit me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe zonat me caktim të drejtpërdrejtë të përgjegjësive për vendet e caktuara, si dhe reagimi/intervenimi në kohën më të shkurtër të mundshme në rast të ndonjë problemi.

Ekipet e KEDS-it janë të koordinuara dhe kanë përgjegjësitë e ndara të reagimit duke përfshirë secilën qendër votimi. Në secilën qendër të votimit do të bëhet edhe monitorimi i situatës në vazhdimësi nga ekipet mobile.

“Përveç kësaj ne kemi krijuar edhe Protokollin e Komunikimit. Në secilën qendër do të jenë të dhënat kontaktuese për ekipin përgjegjës për atë qendër”, thuhet në njoftim.

Secili qytetar inkurajohet që të shkruajë në faqen zyrtare të KEDS-it në Facebook, KEDS Energy, ku personat përgjegjës do t’ju përgjigjen në kohë reale dhe do ta transmetojnë ndonjë informatë tek zyrtarët përgjegjës.

Edhe KQZ-ja ngre shqetësime, por KEDS-i garanton furnizim me rrymë gjatë zgjedhjeve Zgjedhjet 2025 KQZ-ja ngre shqetësime, por KEDS-i garanton furnizim me rrymë gjatë zgjedhjeve

Secili qytetar mund të kontaktojë edhe në Qendër të Thirrjeve në numrat 038 501 701 1000 dhe 038 791 000 apo email [email protected].

Në qendrat e votimit gjithashtu do të jenë kontaktet e ekipit që është i caktuar për qendrën përkatëse.

KEDS e ka marrë me seriozitetin më të lartë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, e në këtë rast edhe bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm.