Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS njofton për vendet që mbesin pa rrymë ditët në vazhdim

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e energjisë elektrike në disa qytete e fshatra të Kosovës.

22.04.2017 në Fushë Kosovë do të shkyçet dalja 10 kV Albanat prej orës 11:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja. Arsyeja e ndërprerjes: montim-demontim i shtyllave të tensionit të ulët.

Më 22.04.2017 në Palaj do të shkyçet dalja 10 kV Kastrioti prej orës 11:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:qyteti i Obiliqit (një pjesë), Mazgiti i Epërm, Mazgit i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, Subotiq dhe Kijac.

Arsyeja e ndërprerjes: montim-demontim i shtyllave të tensionit të ulët.

Më 24.04.2017 në Gurrakoc do të shkyçet dalja 10 kV Dobrusha prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Edhe Vendet që do të mbesin pa rrymë Arbëri Vendet që do të mbesin pa rrymë

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha Mavraj, Llugat e Poshtme dhe të Epërme dhe Ruhoti.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave të dëmtuara.