KEDS-i ka kërkuar nga qytetarët që energjia elektrike të shfrytëzohet sa më racionalisht, duke bërë thirrje që të hiqen nga priza pajisjet shtëpiake edhe në kohë kur s'ka furnizim me energji. Kjo sipas tyre, që kur të fillojë rikthimi me energji elektrike, sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa.
“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t'i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale”, thuhet në një status në Facebook.
KEDS-i ka shkruar se janë duke u zhvilluar intervenime në disa lokacione.
-
KESCO kërkon nga qytetarët të kursejnë energjinë elektrike
-
KEDS: Konsumi rekord i energjisë po mbingarkon rrjetin elektrik
-
KEDS-i bën thirrje për kursim të rrymës, probleme në pesë komuna
-
Ministria e Ekonomisë apelon për kursim të rrymës: Ngarkesa e madhe po rrezikon rrjetin
-
Kursimi i energjisë elektrike është jetik këto ditë