Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i e bën me rrjet elektrik nëntokësor Qendrën Historike të Prizrenit

Foto: Koha

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, Alper Ebas sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilën parashihet shtrirja e rrjetit nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike në Qendrën Historike të Prizrenit (në Shatërvan).

Përveç kësaj rrjeti elektrik do të shtrihet edhe në dy lokacione turistike në Cvilen e në Kabash deri tek Kalaja.

Projekti për rrjetin nëntokësor të qendrës historike të Prizrenit do të fillojë këtë vit ndërkaq rehabilitimi i tij do të bëhet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prizrenit.