Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kearns pyet tri vendet e BE-së: Pse po kërkoni rrënjosjen e territorialitetit etnik në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka pyetur përfaqësuesit e Italisë, Gjermanisë dhe të Francës, pse po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë.

Këtë Kearns e shkroi në Twitter të dielën mbrëma, duke i replikuar Jakub Bielamowicz, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, që tha se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto.

“Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës që t'i përkushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’, është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, shkroi Bielamowicz të dielën.

Kryetarja britanike e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar javë më parë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, lidhur me takimin e së hënës në Bruksel dhe propozimin evropian.

Edhe Palokaj: Në BE s'ka vullnet të madh për heqjen e masave, Scholzi e Macroni janë dobësuar politikisht Arbëri Palokaj: Në BE s'ka vullnet të madh për heqjen e masave, Scholzi e Macroni janë dobësuar politikisht

Në letër thuhet se tri vendet e Bashkimit Evropian i kanë mirëpritur deklarimet publike të Kurtit për sa i përket propozimit evropian për marrëveshjen finale me Serbinë.