Komisioni Europian vlerëson se Serbia, e cila i ka 12 kapituj të hapur, po përparon mirë në rrugën europiane dhe dëshiron që ky trend të vazhdojë edhe sivjet, i është thënë agjencisë serbe të lajmeve tanjug në selinë e Komisionit.
“BE është përkushtuar të mbahet momentumi i tillë si dhe të hapen edhe disa kapitujve të rinj me Serbinë në vitin 2018. I takon Serbisë ta përcaktojë shpejtësinë e negociatave, në radhë të parë duke bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit. Përparimi në dialog dhe puna me qëllimin e normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve me Kosovën, do të jetë kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”, është thënë nga Komisioni, transmeton Koha.net.
Njëkohësisht, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq ka theksuar se viti 2018 është rast unik për vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë hapa të pakthyeshëm në rrugën drejt integrimit europian.
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
-
Nuk kalon rekomandimi i Komisionit Evropian, Serbia mbetet e bllokuar në hapjen e kapitujve me BE-në
-
Komisioni Evropian e vlerëson pozitivisht angazhimin e Serbisë në dialog - Parlamenti e kritikon
-
Shqipëria pritet të hapë kapitujt e rinj më 17 dhjetor, për Serbinë nuk ka pajtim në Bruksel
-
Kosova, kushti i BE-së për Serbinë