Vendimi i opozitës shqiptare për të dorëzuar mandatet nga Parlamenti ka shkaktuar shqetësim në Bruksel.
Këtë e dëshmoi qartë edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i cili i kërkoi të mos largohet nga Parlamenti, transmeton tch.
“Në një demokraci legjislatura është instanca e parë ku çështjet politike, që prekin të gjithë vendin, duhet të diskutohen, e ku për to duhen kërkuar zgjidhjet. Opozita shqiptare nuk duhet ta braktisë Parlamentin”, tha Jagland, i cili iu bashkua gjithashtu korit të zërave që kanë bërë thirrje për frenim nga retorika e dhunës.
Artikuj të ngjashëm
-
BE i kërkon opozitës, “Stop dhunës! Urgjentisht platformë kombëtare për dialog”
-
Hand: Dalja e opozitës nga parlamenti heq vëmendjen nga kritikat legjitime ndaj qeverisë
-
“Washington Post”: Ligjvënësit e PE-së dënojnë fuqimisht dorëheqjen e opozitës
-
Fleckenstein: Protestat e dhunshme joproduktive, djegia e mandateve sinjal i keq për BE-në
-
Asambleja e KiE-së kundër djegies së mandateve të opozitës në Shqipëri