Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se as në legjislaturën aktuale nuk ka ndonjë iniciativë për ta rregulluar disiplinën parlamentare.
Arbër Thaçi nga KDI-ja ka thënë të martën në “60 Minuta” të KTV-së se agjenda parlamentare edhe në legjislaturën aktuale është duke u përballur me probleme si mungesa e kuorumit.
“Agjenda parlamentare është karakterizuar edhe nga disa probleme, si mungesa e kuorumit, veçanërisht e deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë, sidomos ata serbë. Vërehet anashkalimi i procedurave të rregullta të punës parlamentare. Mungesa e debatit parlamentar vazhdon. Deri tani nuk kemi vërejtur ndonjë iniciativë për ta rregulluar disiplinën parlamentare, mirëpo duhet të kemi parasysh që vullneti për t'i kontribuuar punës parlamentare nuk do të duhej të obligohej përmes iniciativave siç janë kodet”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, legjislatura aktuale ka arritur të miratojë rreth 105 ligje, derisa 40 të tjera kanë mbetur në procedurë.
Ai ka shtuar se në aspektin numerik legjislatura është e suksesshme.
“Puna është karakterizuar me një agjendë të ngarkuar. Gjatë vitit 2022 kjo legjislaturë ka arritur të miratojë rreth 105 ligje derisa afër 40 tjera mbesin në procedurë. Kemi të bëjmë me një legjislaturë të suksesshme në kuptimin numerik. Kemi të bëjmë me një shumicë parlamentar më të konsoliduar”, është shprehur ai.
-
KDI: Kuvendi përmbushi 69% të agjendës legjislative, deputetët munguan mbi 1700 herë
-
IKD: Legjislatura e dhjetë me mungesë transparence dhe ligje të përshpejtuara
-
KDI-ja kërkon qartësi nga Kushtetuesja
-
KDI: Bllokada në Kuvend ka cenuar rëndë funksionimin institucional dhe rendin kushtetues
-
KDI: Presidentja të marrë iniciativë, seancat e Kuvendit po bëhen të pakuptimta pa marrëveshje politike