6 vjet pas nisjes së procesit të dialogut me Serbinë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë skeptikë për të, raporton KTV.
Në një hulumtim të Institutit Demokratik të Kosovës, në të gjitha katër pyetjet qytetarët janë përgjigjur negativisht për të arriturat e marrëveshjeve.
Kosovarët në përgjithësi, janë të pakënaqur me shtrirjen e sovranitetit të shtetit në veri, ku 51.1 për qind e qytetarëve janë të mendimit se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka ndikuar që institucionet të shtrijnë sovranitetin edhe në atë pjesë me shumicë serbe. Kjo, në fakt ka qenë një nga sukseset me të cilat janë mburrur udhëheqësit e bisedimeve, se kanë shtrirë sovranitetin në veri. 58 për qind mendojnë se integrimi i gjykatave në sistemin gjyqësor të Kosovës nuk do të jetë i suksesshëm. 48.2 për qind thonë se dialogu nuk ka ndikuar të shuhen strukturat paralele dhe 46.1 për qind e të anketuarve mendojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të përkeqësojë raportet ndëretnike.
Gjatë prezantimit të këtij hulumtimi, Jeta Kasniqi nga KDI-ja ka thënë se rekomandimi kryesor i raportit për institucionet është që të jenë më transparente dhe gjithashtu është bërë thirrje të rishikohet formati i këtyre bisedimeve.
Ky është hulumtimi i tretë i opinionit i kryer nga KDI-ja rreth procesit të bisedimeve.
-
Haxholli: Kosovarët më optimistë sesa serbët për dialogun
-
KDI: Mbi 70 për qind e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog
-
Serbët nuk “heqin dorë” nga Kosova dhe nuk presin shumë nga dialogu, tregon një hulumtim
-
Sondazhi i KDI-së për dialogun: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi
-
Krasniqi: Dialogu Kosovë-Serbi ka lënë në hije tema të rëndësishme për qytetarët