KDI-ja ka publikuar të martën raportin e sondazhit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar nga 3 deri më 12 mars.
Jeta Krasniqi nga KDI-ja, tha se sipas sondazhit, 58% e qytetarëve nuk besojnë se gjykatat e veriut do të integrohen sipas Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel. Madje 60% mendojnë se kjo marrëveshje nuk do të jetë e suksesshme.
Ndërsa rreth shuarjes së strukturave paralele, 48 % e qytetarëve janë përgjigjur me “jo” kur janë pyetur nëse këto struktura janë shuar.
Në këtë sondazh, qytetarët mendojnë se dialogu nuk ka ndikuar në shtrirjen e sovranitetit edhe pas 6 vjet të dialogut. 51% e qytetarëve kanë thënë se nuk ka ndikuar, ndërsa vetëm 4% mendojnë se ka ndikuar, raporton Kosovapress.
Kurse rreth Asociacionit të komunave serbe, qytetarët e pyetur se cili do të jetë ndikimi i tij në raportet ndëretnike, 46.1% e tyre kanë thënë se Asociacioni do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve ndëretnike, ndërsa 30.8% mendojnë se raportet do të mbesin të njëjta.
Edhe
KDI: Mbi 70 për qind e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog
Krasniqi tha se në bazë të këtij sondazhi, ka mungesë të madhe të transparencës në dialog. Ajo tha se KDI rekomandon institucionet që ndërmarrin hapa për shuarjen e strukturave paralele, ngritjen e transparencës, shtrirjen e sovranitetit, e të tjera.
Krasniqi theksoi se institucionet duhet t’i marrin seriozisht këto rezultate.
-
Sondazhi i KDI-së: 44% e qytetarët nuk i shohin zgjedhjet si zgjidhje për dialogun
-
77 për qind e qytetarëve kundër shkëmbimit të territorit, sipas hulumtimit nga KDI-ja
-
KDI: Shumica e qytetarëve kërkojnë përfshirjen direkte të SHBA-së në dialog
-
KDI: Shqiptarët e serbët s’e kuptojnë njësoj normalizimin e marrëdhënieve