Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër zhvillimet pozitive politike në parafushatë, sipas Surroit

Publicisti Veton Surroi ka thënë se ka parë katër lajme të mira në kuadër të zhvillimeve politike në parafushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Surroi ka përfshirë në këto lajme të mira katër subjektet apo koalicionet më të mëdha në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, lajm i mirë është që Albin Kurti si kryeministër nuk tingëllon më parullë politike, por si mundësi reale. Ai ka thënë se ka parë evoluim të pozicionit të Kurtit dhe VV-së me ofertën që i kanë bërë LDK-së për koalicion parazgjedhor

“Lajm i mirë është padyshim se nga margjinat e zhvillimeve në 20 vjetët e fundit, Albin Kurti si kryeministër nuk tingëllon më parullë politike, por si mundësi reale. Ka pas një evoluim të pozicionit të Kurtit e VV-së, para se të përfundojë afati i koalicioneve parazgjedhore. Ishte një ofertë e Kurtit që demonstronte një pjekuri të tij personale dhe lëvizjes që e drejton, e që i jepte përparësi zonjës Osmani t’i printe listës, por ta kenë listën e përbashkët. Është lajm i mirë sepse kemi një parti e cila është identifikuar si qendër e majtë evropiane, kemi një avancim të këtij poli”, ka deklaruar ai në Rubikon të KTV-së.

Surroi ka thënë se pozitiv është edhe avancimi i Vjosa Osmanit brenda LDK-së, që u kandidua për kryeministre. Ai ka thënë se LDK-ja, nga një parti që s’i ka kushtuar vëmendje pozitës së gruas, tash ka kaluar në parti që nominon një grua për kryeministre.

“Lajmi i dytë është avancimi i zonjës Osmani, kandidimi i saj për kryeministre nga LDK-ja, nëse fiton LDK-ja. Është situata ku zonja Osmani e cila ka qenë në margjinat e LDK-së, në margjinat në kuptimin e pozicionit politik karshi PDK-së, tash po kalon në një qendër, po identifikohet pozicioni i saj si i rëndësishëm. Një parti tradicionale si LDK-ja e cila nuk i ka kushtuar vëmendje pozitës së gruas e nominon një kryeministre në saje të meritave të veta. S’është person që del nga zarfi, por di të flasë, të punojë e është dëshmuar si e tillë dhe bën pjesë në gjeneratën e re thënë kushtimisht të LDK-së. Kemi lëvizje pozitive në LDK, në një frymë konsensuale që është plus i madh për partinë”, ka thënë Surroi.

Sipas Surroit, zhvillim pozitiv është edhe që AAK-ja s’ka bërë koalicione të mesnatës. Ai ka thënë se bashkëpunimi i hershëm me PSD-në paraqet zhvillim pozitiv.

“Zhvillimi i tretë pozitiv që e pash unë është që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës s’bëri koalicione të mesnatës, por hyri në bashkëbisedim me PSD-në dhe nënshkruan koalicion shumë ditë para afatit. S’ishte i detyruar nga lufta për ekzistencë, por projekt i dëshmuar më mirë që dëshmon racionalitet”, ka vlerësuar ai.

Treguesin e katërt pozitiv, Surroi e ka parë te PDK-ja dhe pozicionimin e kësaj partie në luftën kundër korrupsionit e nepotizmit.

“Një tregues i katërt pozitiv është që PDK-ja që njihet si bosht i lidhur me korrupsion, krim dhe nepotizëm, del të ketë formulën kryesore, pozicionin e vet kryesor politik me zotin Veseli, luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka thënë Surroi.