Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Në njoftimin e së mërkurës është bërë e ditur se janë regjistruar edhe 733 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 1519 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga Drenasi (75 vjeç) Prishtina (62 vjeç), Shtime (77 vjeç), Skenderaj 1.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë.
Deri tash në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 26 mijë e 121 persona nga testimi i 111 mijë personave të dyshimtë. 777 persona kanë humbur betejën me COVID-19. Aktualisht janë 8845 raste aktive.
-
Gjashtë të vdekur e 2.033 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë
-
5 të vdekur e 97 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
-
Katër të vdekur dhe 75 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
-
Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Pesë të vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 në Kosovë