Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur e 2.250 raste me COVID-19 sot

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2250 raste të reja me COVID-19 nga 11.814 testime të kryera, ndërsa janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes.

24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës, sipas të dhënave zyrtare, 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tash është 125 mijë e 348. Nga fillimi i pandemisë e deri tash, si pasojë e COVID-19, kanë humbur jetën 2307 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341.

Artikuj të ngjashëm