Katër persona kanë vdekur dhe 92 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 53 persona janë shëruar.
“Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.
-
Katër të vdekur dhe 581 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri
-
4 të vdekur e 297 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
-
4 të vdekur e 149 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
-
Në Shqipëri katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 168 të infektuar të rinj
-
Katër të vdekur dhe 168 raste pozitive me COVID-19 sot në Shqipëri