Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër raste të reja konfirmohen në Kosovë, numri i të infektuarve me koronavirus mbërrin në 9

Foto: Koha

Katër raste të reja janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë.

Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në nëntë, raporton KOHA.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të nderuar qytetarë, Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19”, ka shkruar ai.

Të premten u raportuan dy rastet e para në Klinë dhe Viti. Të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete kanë hyrë karantininë.