Katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.
Viktimat paraprakisht thuhet se janë turistë të huaj, rusë. Katër viktimat, dy vajza dhe dy djem, janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se viktimat janë shtetasit me iniciale: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch