Arbëri

Katër komuna që udhëhiqen nga VV-ja bëjnë thirrje të ndalet greva

Kryetarët e komunave të Podujevës, Gjilanit, Kamenicës dhe Shtimes në një konferencë të përbashkët për media kanë bërë thirrje që të fillojë procesi mësimor.

Përmes një postimi në Facebook u është bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe u kanë bërë apel mësimdhënësve që të jenë pjesë e procesit mësimor duke ndaluar grevën.

“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë thuhet se “Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karshi inflacionit”.

Komuna e Podujevës, Gjilanit, Kamenicës dhe Shtimes udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Greva në arsim dhe në sektorin publik ka nisur që nga 25 gushti.

 

Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl...

Posted by Shpejtim Bulliqi on Sunday, September 4, 2022