Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të mërkurën ka inspektuar punimet në ndërtimin e fshatit social, të mërkurën, i cili është në afërsi lagjes “Arbëria” e në të cilin fshat do të strehohen dhe do t’u ofrohen shërbime kategorive të ndryshme të qytetarëve, të cilët nuk kanë përkujdesje familjare.
Kurse fshati social, në ndërtim shtrihet në sipërfaqe prej 3 hektarësh pronë komunale i ishte dhënë donatorit me një vendim të Kuvendit Komunal të Gjilanit. Kurse këtë projekt është duke e financuar një donator nga shteti i Kuvajtit në vlerë prej 2 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
Pasi të përfundojnë punimet në infrastrukturë qeverisja lokale ka në plan themelimin e një bordi menaxhues për fshatin social ku edhe donatori do të ketë një përfaqësues. Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se fshati social do të ketë staf për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për banorët, të cilët do të strehohen.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)