Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Karaçevë thërret që të mos anashkalohet

Selver Lenjani thotë se Lutfi Haziri dhe Qëndron Kastrati për asnjë moment nuk duhet ta harrojnë kontestin kufitar me Serbinë.

Karaçeva dhe lagja e Zahirajve duhet të jenë të pranishme në çdo takim të dy niveleve të larta shtetërore.

Lenjani thotë për rajonipress se ndonëse problemi kufitar është më shumë çështje e nivelit qendror, megjithatë Karaçeva dhe Zahirajt duhet të jenë të pranishme në çdo tavolinë të bisedimeve të niveleve të larta shtetërore.

“Luta po e kërkon Luginën dhe nuk e kam të qartë pse asnjëherë se përmend kontestin me lagjen e Zahirajve. Zahirajt gjithmonë i kanë takuar Gjilanit dhe tani kur duhet të sensibilizohet ky problem, politikanët e Anamoravës po heshtin” shprehet Lenjani, përfaqësues i fshatit Karaçevë.

Artikuj të ngjashëm