Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kapitulli 35 dhe Gjermania pengojnë Serbinë për në BE

Zyrtarë të Serbisë tashmë hapur kanë deklaruar se vendi i tyre më së largu deri në vitin 2025 do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ata thonë se anëtarësimi i Serbisë ose zgjerimi i Bashkimit Europian, siç njofton “blic” i Beogradit , duhet parë si proces për të cilin vendosin dhe pyeten të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtyre zyrtarëve, rolin kryesor do ta ketë Gjermani e pritet që asaj t’i bashkohet edhe Franca.

Këto dy vende kanë rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian.

Në gjithë këtë, për anëtarësimin e Serbisë në BE, është i domosdoshëm edhe rrumbullakimi i kritereve politike që për Serbinë është kapitulli 35, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve të saj me Kosovën.