Më shumë se gjysmë toni mish të prishur është konfiskuar në Ferizaj nga Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Fillimisht Policia e Kosovës kishte njoftuar Inspektoratin Komunal për një transportues të dyshimtë me ç’rast më pas është konstatuar sasia me mishit të prishur.
“Inspektorët e veterinarisë dhe sanitarë kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes nga ku pas kontrollit të cilësisë së produktit që po bartej me këtë mjet transportues, kanë konstatuar se një sasi prej afro gjysmë toni mish dhe nënprodukte të tij janë të prishura, kjo për faktin se mjeti me të cilin po transportohej kjo sasi mishi nuk përmbushte kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për ruajtjen e freskët të mishit dhe nënprodukteve të tij”. thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.