Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kandidati i PDK-së për deputet: Jam pro shkëmbimit të territoreve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina, ka thënë se është pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, derisa serbët janë të organizuar dhe janë afër kufirit kosovar, Kosova nuk mund të krijojë stabilitet të nevojshëm.

“Unë jam përfaqësues i PDK-së dhe duhet të jemi të disiplinuar në kuptimin pozitiv. Nëse dikush jep mendime vetëm të veta e nuk merr parasysh se si ka ardhur aty deputet, mendoj që nuk është konstruktive për interesat e vendit. Kur flas vetëm si person, mbroj dhe mbështes idenë e shkëmbimit të territoreve”, ka deklaruar Morina në KTV.