Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas rezultateve preliminare të referendumit, që u mbajt të dielën.
Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se referendumi në Serbi dështoi dhe se kjo është goditje për pushtetin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.
“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vetë Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar Kamberi.
Referendumi ishte për ndryshime kushtetuese në gjyqësor dhe sipas rezultateve preliminare, qytetarët u thanë po këtyre ndryshimeve.
Referendumi i Serbisë nuk u lejua të mbahet edhe në Kosovë. Serbët e Kosovës votuan në qendra të ndryshme të Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamberi: Memorandumi i studentëve për Kosovën tregon vazhdimësinë e politikave të vjetra në Serbi
-
Kamberi: Viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të Vuçiqit
-
Kamberi: Viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të Vuçiqit
-
Kamberi: Nuk marr pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë në Serbi
-
Kamberi për dorëheqjen e Vuçeviqit: Lëvizjet e fundit në Beograd duhet parë me kujdes