Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kallaballëk i shtrenjtë politik

Bartës të institucioneve paguajnë dhjetëra këshilltarë nga kuleta e shtetit në këmbim të luajalitetit që tregojnë ata për shefat e partive në pushtet. Rritja e numrit të dikastereve qeveritare ka bërë që të rritet edhe numri i këshilltarëve për bartësit e tyre.

Ka këshilltarë që marrin pagë ekuivalente me atë të kryeministrit e ministrave, edhe pse u mungon profilizimi në fusha të caktuara politike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në vazhdimësi janë përkujdesur që t’i stërmbushin kabinetet e tyre me këshilltarë politikë. Të shumtën e rasteve në këtë pozitë janë emëruar njerëz të afërt apo militant të partisë.

Bazuar në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, kryeministri mund të emërojë deri në 12 këshilltarë politikë që paguhen nga Buxheti i Konsoliduar, zëvendëskryeministrat, që mbulojnë ministri dhe ata që nuk mbulojnë asnjë ministri mund të emërojnë deri në 6 këshilltarë politikë, po kaq sa mund të emërojnë edhe ministrat.

Këshilltarët, ndonëse nuk janë të obliguar të rrinë në zyrë, ata do të paguhen nga buxheti i shtetit edhe në llogari të luajalitetit që do të tregojnë për partitë në pushtet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.