Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaçaniku siguron transport për 80 nxënës të fshatit Nikaj

Ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferri”, në afërsi të fshatit Nikaj të Kaçanikut, ua ka pamundësuar 80 nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor. Shkaku i punimeve ata nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë rrugës së deritashme, ndaj u duhet transport.

Pas vizitës në këtë fshat kryetari Besim Ilazi ka thënë se Komuna do të marrë përsipër heqjen e shpenzimeve të udhëtimit për këta nxënës, të cilit udhëtojnë nga lagjja Kamenica deri në shkollë. Ndërkaq drejtori për Arsim dhe Kulturë, Enveri Kamishi, tha se 80 nxënësit do të udhëtojnë me transport të organizuar nga Komuna e Kaçanikut...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.