Në moshën 86-vjeçare, të enjten ka vdekur profesori Murat Bejta.
Që nga vitit 1970 deri në vitin 1990, ai ka punuar si profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Prishtinës.
Bejta ishte zë i fortë kundër pushtimit serb të Kosovës në kuadër të Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë dhe Punonjësve Shkencorë. Në vitin 1990, u burgos nga pushteti serb dhe akuzohej për veprimtari armiqësore kundër shtetit serb. Në burg i kaloi 6 muaj.
Pas lirimit Bejta është punësuar në Universitetin e Sorbonës në Paris dhe në Universitetin Poatje të Francës. Në këto universitete ai ligjëroi lëndën e gjuhës frënge deri në vitin 2002 kur edhe është pensionuar.
Bejta e shkroi fjalorin “Frengjisht-shqip” në vitin 1978. Në vitin 1988 e udhëhoqi ekipin e hartimit dhe redaktimin e fjalorit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Ka qenë redaktor i “Zërit – kreut” të shqiptarëve në Enciklopedinë e Francës “Larousse”. Ka botuar shumë punime shkencore dhe profesionale në fushën e gjuhës frenge dhe të gjuhës shqipe.
Ai ka qenë i lindur në vitin 1936 në fshatin Zhiti të Komunës së Podujevës.