Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, para kolegjit që kryesohej nga gjykatësi Albin Shaban Rama, sot ka vazhduar shyrtimi kryesor në rastin e Nenad Ristiqit nga Çagllavica, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës për Krime Lufte e ngarkon se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile, raporton Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Arsiq akuzohet me dyshimin se gjatë luftës si pjesëtar i policisë së RFJ-së ka rrahur dhe plaçkitur Jakup dhe Skënder Shalën, po ashtu i ka poshtëruar duke i detyruar të këndojnë këngë patriotike serbe.
“Gjatë shqyrtimit të sotshëm janë marrë në pyetje të dëmtuarit Isak dhe Enver Shala. Gjykata ka miratuar propozimin e mbrojtjes për t’i marrë në pyetje dy dëshmitarët e alibisë që jetojnë në Vernjaçka Banjë (Serbi), por ka refuzuar që deklaratat e tyre t’i japin edhe politikani Momçillo Trajkoviq, si dhe gazetarja Angjelka Çupiq, që të dytë njofës të mirë të rrethanave në Çagllavicë”, deklaroi mbrojtësi i Nenad Arsiqit, avokati Dejan A.Vasiq.
Nenad Arsiq ndodhet në burg që nga 22 tetori i vitit të kaluar, transmeton Koha.net.
-
Vazhdimi i gjykimit të Nenad Arsiqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, më 25 shtator
-
Sot gjykimi ndaj serbit që torturoi shqiptarët, i shtyri të pinë raki dhe të këndojnë këngë serbe
-
Nenad Arsiq nga Çagllavica nuk pranon krimet e luftës në Emshir
-
Supremja konfirmon dënimin e Arsiqit për krime lufte
-
Dy dëshmitarë nga Serbia mbrojnë Arsiqin e akuzuar për krime lufte